Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lyoni interesohet për Martialin

Sulmuesi Anthony Martial ka gjasa të mëdha që në fillim të këtij viti të rikthehet në futbollin francez.

Mediumet e huaja kanë njoftuar të hënën se skuadra e Lyonit ka shprehur interesim për Martialin, i cili gjatë afatit kalimtar të janarit do të largohet nga Manchester Unitedi. Lyoni ka kërkuar huazimin e Martialit me të drejtën e blerjes së tij për 30 milionë euro në fund të sezonit.

Martial nuk bën pjesë në planet e Unitedit dhe për këtë arsye do të largohet nga “Old Traffordi” gjatë afatit kalimtar të janarit.

26-vjeçari këtë sezon ka vetëm dhjetë ndeshje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.