Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Luiza Gega kualifikohet në “Parisi 2024”

Kralevë, 22 korrik – Luiza Gega ka siguruar kualifikimet në Lojërat Olimpike që vitin e ardhshëm do të organizohen në kryeqytetin francez, Paris.

Gega e ka siguruar kualifikimin në Olimpiadën e vitit të ardhshëm, pas garës së suksesshme që e pati të shtunën në Kralevë të Serbisë, ka njoftuar Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Në Kampionatin Ballkanik të Atletikës, atletja Luiza Gega triumfoi në disiplinën 3000 metra me pengesa, me kohën 9:21.53 minuta.

Në Kampionatin Ballkanik të Atletikës po marrin pjesë 20 shtete, ndërsa kualifikimet për “Parisi 2024”, kanë nisur nga 1 korriku.

Norma kualifikuese është 9:23.00 minuta, ka shkruar KOKSH të shtunën.

Atletja nga Shqipëria ishte e jashtëzakonshme edhe në Lojërat Evropiane që u zhvilluan në muajin qershor në Poloni.

Ato shërbenin edhe si Kampionat Ekipor Evropian në Atletikë.

Edhe Kampionia e Evropës pjesëmarrëse në Maratonën e Prishtinës Sport Kampionia e Evropës pjesëmarrëse në Maratonën e Prishtinës

Gega kishte fituar dy gara në Divizionin 3 të Evropianit të Atletikës në konkurrencë ekipore.

Shqipëria kishte përfunduar e nënta në Divizionin e tretë, kurse Gega kishte fituar garën e vrapimit në 5000 metra dhe në 3000 metra me pengesa.

Në garën 3000 metra vrapim me pengesa, që është disiplina e preferuar e Gegës, u vendos edhe rekord të Kampionatit Ekipor Evropian, me kohën prej 9:17.31 minuta.