Në mes të shtëpive të vogla e të vjetra dhe disa ndërtesave disakatëshe moderne, në qytetin e Shkodrës gjendet stadiumi modern "Loro Boriçi", shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë arenë, pos Kombëtares së Shqipërisë, ndeshjet eliminatore si vendëse për botërorin "Rusia 2018" po i zhvillon edhe Përfaqësuesja e Kosovës. Në mungesë të një stadiumi në Kosovë, që i plotëson kriteret minimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, stadiumi i Shkodrës është bërë shtëpi e dytë e Përfaqësueses.
I rindërtuar para gati dy vjetësh, "Loro Boriçi" tash për tash është stadiumi me kapacitetin më të madh në Shqipëri, pas rrënimit të "Qemal Stafës" së Tiranës, që ishte më i madhi.
Me kapacitet prej 16 mijë ulësesh, konsiderohet si njëri prej stadiumeve më moderne jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Bota shkruan për historinë që mund ta shkruajë Kosova
-
Finalja për histori - Kosova është gati
-
“Çdo gjë është e mundur”: Kosova një ndeshje larg Kupës së Botës
-
Foda: Po të kishte kapacitet stadiumi, do të kishim 100 mijë shikues me Turqinë
-
“Tehelne pole”, stadiumi i bukur ku Kosova e kërkon fitoren e madhe