Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shitje rekorde e biletave për ndeshjen Shqipëri - Itali

Rreth një javë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e fundit të këtyre Eliminatore të Botërorit Rusi 2018, atë përballë Italisë që do të zhvillohet më 9 tetor në “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndryshe nga të gjitha ndeshjet e tjera të rëndësishme të Kombëtares kuqezi, kjo përballje duket se i ka thyer edhe rekordet e mëparshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rreth 2000 bileta janë shitur në kaq pak ditë, vetëm nëpërmjet blerjes online, ndërsa në dyqanin e Federatës Shqiptare të Futbollit, biletat do të dalin në ditët në vazhdim, ende pa një datë të caktuar, ndërkohë që ka filluar shpërndarja e biletave të prenotuara.

Stadiumi “Loro Boriçi” ka një kapacitet prej 16.000 vendesh, ku një pjesë e këtyre biletave prej 5% i takon tifozëve italianë.