Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova ia jep lamtumirën Shkodrës, shtëpisë së dytë

Përballja me Ukrainën do të jetë e fundit për Përfaqësuesen e Kosovës si vendase në qytetin e Shkodrës, të paktën kështu mendohet tash për tash, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja në mungesë të një stadiumi me standarde të larta në Kosovë, ndeshjet si vendase i ka zhvilluar në "Loro Boriçi", që shpeshherë është quajtur shtëpia e dytë e saj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të vërtetë, Kosova ka luajtur më shumë ndeshje në Shkodër sesa Kombëtarja e Shqipërisë, prej se stadiumi është lëshuar për përdorim pas rinovimit vitin e shkuar.

Për këtë stadium, ky ishte rinovimi i tretë pas atij të kryer gjatë viteve '80 dhe 2001. Ka kapacitet prej 16.022 ulëseve dhe konsiderohet ndër stadiumet më moderne të rajonit. Dueli ndaj Ukrainës, do të jetë i pesti për Kosovën në "Loro Boriçi". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.