Pas dy vjetësh mungesë, Liverpooli është rikthyer në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Hoffenheimin me rezultat të përgjithshëm 6 me 3, derisa ndeshja e sotme përfundoi 4 me 2 për “Të Kuqtë”.
Dilemën e fituesit në këtë takim e mbylli Liverpooli brenda 20 minutave të parë kur realizoi tre gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmre Can me dy gola dhe një të Mohamed Salah Liverpooli kreu punë, derisa gjermanët u këndellën me një gol të realizuar në minutën e 28.
Për rezultatin 4 me 1 u përkujdes Roberto Firmino ndërsa Wagner i dha fund serisë së golave kur realizoi për 4 me 2 në minutën e 79.
Klubet tjera që kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve janë CSKA Moska, Sportingu i Lisbonës, Copenhagen dhe APOEL-i.