Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli kthehet te fitorja

Liverpool

Pas barazimit 2:2 në mesjavë ndaj Evertonit, Liverpooli është kthyer te fitorja duke e mposhtur në shtëpi Wolverhamptonin me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën pasdite dhe i takoi javës së 25-të të Premier Leagues.

Luis Diaz i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 15-të.

Mohamed Salah në minutën e 37-të shënoi për 2:0.

Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.

Matheus Cunha e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 67-të por goli i tij nuk mjaftoi në fund për t’ia shmangur disfatën skuadrës së tij.

Liverpooli mbetet lider me 60 pikë.

Edhe Liverpooli lider, fiton me vështirësi ndaj Wolvesit Futboll Liverpooli lider, fiton me vështirësi ndaj Wolvesit

Arsenali ka shtatë pikë më pak në vendin e dytë.

Wolverhamptoni renditet në pozitën e 17-të me 19 pikë.

Po lufton për mbetje në ligë.