Virgil van Dijk ka shënuar gol në minutën e 100-të për fitoren e Liverpoolit në derbin “Merseyside”.
Të dielën, Liverpooli fitoi 2:1 ndaj Evertonit, që ishte nikoqir. Ndeshja i takoi xhiros së 33-të të Premier Leagues.
Mohamed Salah shënoi golin për rezultatin 1:0 në të mirë të Liverpoolit në minutën e 29-të.
Beto barazoi në 1:1 në minutën e 54-t, para se mbrojtësi holandez të siguronte fitoren për Liverpoolin thellë në kohën shtesë.
Liverpooli është i pesti me 55 pikë. Evertoni renditet i dhjeti me 47 pikë.