Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli refuzon ofertën e Juventusit për Firminon

Krerët e Liverpoolit kanë kthyer prapa ofertën e skuadrës së Juventusit për sulmuesin e Brazilit, Roberto Firmino ka shkruar “Goal” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Liverpooli e ka informuar se Firmino nuk është në shitje për shkak se trajneri Juergen Klopp llogarit në shërbimet e tij për sezonin 2022/23.

Juventusi ditë më parë kishte kontaktuar Juventusin, duke ofruar 25 milionë euro për kartonin e Firminos.

30-vjeçari ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin e ardhshëm.