Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mund të nënshkruajë me Firminon në janar

Roberto Firmino ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin.

Për brazilianin interesim gjatë verës shfaqi Juventusi. Por, drejtuesit e klubit anglez vendosën që ta mbajnë në skuadër sulmuesin 30-vjeçar.

Mediat në Italisë shkruajnë të hënën se Juventuesi mund ta sigurojë Firmonon në janar.

Nëse braziliani nuk e vazhdon kontratën me Liverpoolin deri në dhjetor të këtij viti, atëherë në janar mund të negocio me klubet e interesuara.

Firmino është pjesë e klubit anglez që nga viti 2015 kur ishte transferuar nga Hoffenheimi për 41 milionë euro.

Me Liverpoolin i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Në 333 ndeshje ka realizuar 101 gola dhe ka bërë edhe 77 asistime.