Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino, i hapur të largohet nga Liverpooli

Foto: Reuters

Liverpooli po dëshiron ta mbajë me çdo kusht sulmuesin Roberto Firmino. Por qëndrimi i tij në “Anfield” vazhdon të mbetet në dyshim me sulmuesin që po kërkon më shumë minuta për të mbetur te Liveprooli.

Sulmuesi brazilian ka kërkuar të jetë pjesë e formacionit bazë te Liverpooli për të qenë në formë për Kampionatin Botëror që mbahet në Katar këtë vit.

Kontrata e Firminos me Liverpoolin skadon në vitin 2023, me lojtarin që nuk ka pranuar ende vazhdimin e kontratës.

“Daily Telegraph” ka bërë të ditur se së fundmi klubi anglez ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Juventusi.

Te klubi anglez janë të bindur se do ta bindin 30-vjeçarin ta vazhdojë kontratën.

Artikuj të ngjashëm