Juventusi është në kërkim edhe të një sulmuesi për sezonin e ri.
“Tutto Sport” raporton se “Zonja e Vjetër” ka bërë ofertë zyrtare për Roberto Firminon e Liverpoolit.
Klubi italian ka ofruar 23 milionë euro për sulmuesin brazilian.
Bëhet e ditur se bordi i Liverpoolit do të mblidhet dhe do ta shqyrtojë ofertën e klubit italian dhe më pas do të vendosë.
Firmino është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Hoffenheimi.