Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli afër transferimit të Szoboszlait

Liverpooli është në bisedime me Leipzigun pasi po e shikon mundësinë e transferimit të Dominik Szoboszlait nga klubi gjerman.

22-vjeçari hungarez, që luan në pozitën e mesfushorit ofensiv, ndihmoi Leipzigun të përfundojë në vendin e tretë në Bundesligë.

Ai po ashtu e fitoi Kupën e Gjermanisë në edicionin e fundit.

Klauzola e lirimit të futbollistit hungarez është afër 70 milionë euro.

Szoboszlai u paraqit në 31 ndeshje për Leipzigun në Bundesligë në edicionin e kaluar, ndërsa kontribuoi me gjashtë gola dhe tetë asistime.

Ai iu bashkua Leipzigut nga Salzburgu austriak në janar të vitit 2021.

Që nga ajo kohë ka shënuar 20 gola dhe ka dhuruar 21 asistime në 91 paraqitje.

Liverpooli më herët gjatë këtij muaji e transferoi argjentinasin Alexis Mac Allister.

Artikuj të ngjashëm