Leipzigu ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.
“Bild” ka bërë të ditur se Leipzigu ka nisur bisedimet për transferimin e sulmuesit të Hoffenheimit.
22-vjeçari pati paraqitje të mira në edicionin 2025/2026 të Bundesligës gjermane. Ai shënoi dhjetë gola dhe kontribuoi me nëntë asistime.
Më herët ka pasur raportime se interesim për Asllanin kanë shprehur edhe Dortmundi dhe Barcelona.
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.
Leipzigu ka përfunduar edicionin në vendin e tretë të Bundesligës. Do të garojë në Champions.