Klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund, ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.
Kështu ka shkruar gazeta e madhe gjermane, “Bild”. Interesimi është i madh nga ana e “verdhezinjëve”, për të nënshkruar me Asllanin.
23-vjeçari Asllani është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Hoffenheimit. Në 13 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.
Asllani është golashënuesi më i mirë deri më tani te Hoffenheimi.
Mësohet se Asllani te Dortmundi mund ta zëvendësojë Serhou Guirassyn, që mund të transferohet në elitën e futbollit arab.
Sulmuesi i qendrës Asllani, ka klauzolë lirimi dhe mund të largohet nga Hoffenheimi në afatin kalimtar veror të vitit të ardhshëm.
Edhe
Ylli i Kosovës drejt transferimit te RB Leipzigu
Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.
Për Asllanin raportohet se ka interesim edhe nga Bayern Muncheni dhe Barcelona.