Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda e “verdhezinjve”: Asllani do të ishte zgjedhje e mirë për Dortmundin

Fisnik Asllani

Te Borussia Dortmundi do të ketë lëvizje të mëdha në verë, në fazën e sulmit. Julian Brandt pritet të largohet, e bashkë me të edhe Serhou Guirassy.

Për këto lëvizje ka folur legjenda e “verdhezinjve”, Kevin Grosskreutz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ia ka bërë një propozim interesant klubit si zëvendësues të tyre. Dhe emri që ai ka përmendur është Fisnik Asllani, sulmuesi i Kosovës.

37-vjeçari, i cili i ka luajtur në krahun e djathtë si mbrojtës e mesfushor dhe është paraqitur në mbi 230 ndeshje për Dortmundin, do të donte ta shihte Asllanin në Dortmund. Grosskreuts, fitues i Botërorit me Gjermaninë, dy herë kampion në Bundesligë, një herë fitues i Kupës gjermane dhe dy herë fitues i Superkupës me Dortmundin, tani luan te skuadra amatore Eichlinghofen.

“Ka pasur një lajm që Asllani mund të transferohet te Dortmundi”, kujton Grosskreutz, shkruan “Goal.com”.

“Eja, do të shohësh se nuk ka më mirë se kjo!”, ka theksuar ish-futbollisti i Dortmundit që shkëmben mesazhe me Asllanin shumë shpesh.

Ai ka thënë se është takuar me Asllanin më herët dhe tani mban kontakte.

Ende nuk dihet nëse Asllani ka pasur kontakte me trajnerin Niko Kovaç, edhe pse është e qartë se 23-vjeçari është yll në ngritje.

Ai ka kontribuuar me nëntë gola e tetë asistime në 28 ndeshje për Hoffenheimin në këtë sezon.

Por, ajo që është e konfirmuar nga menaxheri i tij, është se ka biseduar me Barcelonën, klubin e madh spanjoll.

“Barcelona ka shfaqur interesim për momentin. Ka pasur kontakte me skuadrën nga Katalunja”, ka thënë menaxheri Ayman Dahmani për “Erem Neës”.

Ai ka shtuar se Asllani mund të largohet nga Hoffenheimi, vetëm nëse aktivizohet klauzola e lirimit të tij.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, çmimi për lirimin e Asllanit është prej 25 deri në 29 milionë euro.

Dortmundi nuk do ta ketë në konkurrencë Bayern Munichun për transferimin e tij, pasi bavarezët nuk e konsiderojnë si futbollist që mund ta kenë në radhët e veta.

Asllani vlerësohet shumë në Gjermani.

Më 2 prill, faqja zyrtare e Bundesligës ka publikuar momentet kryesore të Asllanit deri tani, në edicionin 2025/26.

“Asllani, ylli i Hoffenheimit në edicionin 2025/26”, ka shkruar në përshkrimin e postimit për Asllanin, ku shfaqen disa prej golave më të bukura të tij, ndërsa ia ka shtuar postimit edhe një zemër të kaltër, flamurin e Kosovës dhe një yll.

Në disa pjesë të videove ka bërë edhe përshkrime të tjera.

Bundesliga ka shkruar se Asllani “është i qetë para portës”, teksa shfaqet një gol me goditje të bukur nga zona nga ai.

Më pas ka shtuar tutje se “Asllani është i zgjuar me goditjet me kokë”.

E ka paraqitur edhe asistimin e Asllanit në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.

Dhe në fund të videos 36 sekondëshe të publikuar dy ditë më parë, e ka paraqitur supershënimin e Asllanit me gjuajtje nga distanca, në fitoren 3:1 ndaj Heidenheimit, në xhiron e tetë të Bundesligës gjermane. Asllani kishte shënuar për 1:0 në minutën e 18-të.

Asllani luajti me Kosovën në dy ndeshjet e muajit mars, në plejofin për Botërorin 2026. Realizoi supergol me kokë në fitoren 4:3 në Bratislavë ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale. Ndaj Turqisë e kompletoi ndeshjen në “Fadil Vokrri” të martën mbrëma në finale, ku Kosova pësoi humbje 1:0.