Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani drejt transferimit te Leipzigu

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, është shumë pranë transferimit te RB Leipzigu.

Sipas raportimeve të fundit të mediave gjermane, negociatat mes Leipzigut dhe Hoffenheimit kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe palët janë afër arritjes së marrëveshjes. 

Për këtë arsye Asllani nuk është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore, pasi pritet ta kompletojë së shpejti transferimin.

Interesim për Asllanin kishte shfaqur edhe Barcelona, e cila e kishte përfshirë sulmuesin kosovar në listën e futbollistëve që po vëzhgonte.

Megjithatë, Barcelona nuk ndërmori hapa konkretë për transferimin e Asllanit, ndërsa Leipzigu avancoi në bisedimet me Hoffenheimin.

Leipzigu është i gatshëm që ta paguajë klauzolën e lirimit prej 30 milionë eurosh.

Edhe Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu shkaku i gjendjes shëndetësore Futboll Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu shkaku i gjendjes shëndetësore

23-vjeçari edicionin e kaluar ishte prej sulmuesve më të mirë në Bundesligë.

Në 35 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat kontribuoi me 11 gola dhe dhjetë asistime.

Sulmuesi i Kosovës me Hoffenheimin ka kontratë deri në verën e vitit 2029.