Mediumet në Gjermani kanë shkruar rregullisht ditëve të fundit për kalimin e Fisnik Asllanit nga Hoffenheimi te Leipzigu.
Por drejtori sportiv i Leipzigut, Marcel Schafer, ka refuzuar t’i komentojë lajmet për Asllanin.
“Nuk është e përshtatshme të flasim për lojtarë që kanë kontratë diku tjetër”, ka thënë Schafer për “Bild” të martën.
Sipas raportimeve të fundit të mediave gjermane, negociatat mes Leipzigut dhe Hoffenheimit kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe palët janë afër arritjes së marrëveshjes.
Për këtë arsye Asllani nuk është bashkuar me ekipin e Hoffenheimit në fazën përgatitore, pasi pritet ta kompletojë së shpejti transferimin.
Edhe
Asllani drejt transferimit te Leipzigu
Leipzigu është i gatshëm t’i shpenzojë 30 milionë euro për Asllanin.
Interesim për Asllanin kishte shfaqur edhe Barcelona.