Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani komenton për interesimin e skuadrave të mëdha

Fisnik Asllani

E ardhmja e Fisnik Asllanit është bërë temë në ditët e fundit në mediumet e mëdha gjermane.

Ka raportime se skuadra të mëdha si Bayern Muncheni, Borussia Dortmundi e Barcelona po e synojnë transferimin e Asllanit në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Sulmuesi i Kosovës, Asllani, është pjesë e klubit nga Bundesliga gjermane,

Hoffenheim. 23-vjeçari është duke treguar formë të lartë këtë edicion.

Ai në 12 paraqitje në Bundesligë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.

Edhe Asllani drejt transferimit te Leipzigu Futboll Asllani drejt transferimit te Leipzigu

Ka edhe një gol të shënuar e një asistim në Kupë të Gjermanisë.

“Sky Sport” ka shkruar ditë më parë se edhe klube tjera nga Spanja dhe Franca dëshirojnë t’i sigurojnë shërbimet e Asllanit.

Asllani të premten në një intervistë për “RTL” ka komentuar spekulimet për të ardhmen e tij. 

“Sigurisht që i vëren gjëra të tilla. Është një nder për mua, sigurisht, dhe gjithashtu më bën pak krenar kur lexoj gjëra të tilla”, u shpreh Asllani.

Kontrata e Asllanit me Hoffenheimin është e vlefshme deri në vitin 2029.  Në kontratë përfshihet një klauzolë lirimi që i mundëson të largohet verën e ardhshme për një tarifë midis 25 dhe 29 milionë eurove.

Ai ka deklaruar se vendimet për karrierën i merr me familjarët dhe miqtë e ngushtë.

Edhe Leipzigu nis bisedimet për transferimin e Asllanit Futboll Leipzigu nis bisedimet për transferimin e Asllanit

“Natyrisht që flas për vitet e ardhshme me familjen time dhe miqtë shumë të ngushtë. Nuk jam më 18-vjeçar, kështu që fillon të planifikosh karrierën dhe jetën tënde deri në njëfarë mase. Ku mund të shkoj? Çfarë dëshiroj? E njeh veten si person dhe mëson për veten, çfarë është e rëndësishme për ty, ku i vendos prioritetet e tua”.

Megjithatë, për momentin lojtari i Kosovës këmbëngul se vëmendja e tij e plotë mbetet te Hoffenheimi.

Te Hoffenheimi luajnë edhe dy futbollistët e tjerë kosovarë, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu.

“Fokusi im është te Hoffenheimi, te ndeshjet e ardhshme, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Çfarë do të ndodhë në fund, do ta shohim. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”.

Asllani edicionin e kaluar shkëlqeu si i huazuar tek Elversbergu me 18 gola në 33 ndeshje. Me Elversbergun u paraqit në Bundesliga 2.

Edhe “Bild”: Asllani në listën e Bayernit Futboll “Bild”: Asllani në listën e Bayernit

23-vjeçari me “Dardanët” ka 12 ndeshje të luajtura dhe ka realizuar tre gola.

Ishte prej futbollistëve më të rëndësishëm për Kosovën në kualifikimet e Kupës së Botës 2026.