Sulmuesi kosovar i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka kontribuuar në 15 gola deri tani në Bundesligën gjermane.
Dy edicionet e kaluara ishte i huazuar tek Austria Vienna dhe Elversbergu, kuse 23-vjeçari u kthye te Hoffenheimi verën e kaluar dhe po shkëlqen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë intervistën e gjatë dhënë për faqen zyrtare të Bundesligës të premten, Asllani ka thënë se ka punuar shumë për të arritur këtu ku është.
Ai ka folur edhe për eksperiencën te Kosova.
“Kam pasur disa momente të jashtëzakonshme. Në fillim të kualifikimeve për Botëror nuk kisha shumë minuta sa shpresoja. Më pas isha titullar në një ndeshje dhe shënova gol menjëherë. Më pas shënova edhe në ndeshjen tjetër, e po ashtu edhe në plejof ndaj Sllovakisë. Këto janë momente që nuk mund t’i harrosh. Edhe në ndeshjet si mysafir numri i tifozëve tanë ishte i pabesueshëm”, ka thënë Asllani.
Asllani ka katër gola në 14 paraqitje për Kosovën. Është prej lojtarëve më të rëndësishëm te “Dardanët”.
“Kur i shoh ato festa, kur i dëgjoj zërat pas shënimit të golave dhe kur i shoh prindërit e mi në tribuna – janë momente që nuk harrohen. Ka raste kur njerëzit më kanë parë në rrugë dhe e kanë përmendur golin ndaj Sllovenisë. Njerëzit e dinë emrin tim. Kam punuar shumë për këtë dhe kjo më bën mua e familjen time shumë krenarë”.
Asllani është pyetur edhe për ëndrrën që e ka në futboll për të ardhmen.
“Dua të shkoj sa më lartë që mundem. Kam ambicie të mëdha dhe dua të kem karrierë të madhe. Punoj fort në stërvitje çdo ditë. I analizoj paraqitjet e mia, jam në kontakt me trajnerët dhe shoh rrugë për t’u përmirësuar. Fokusi është aty dhe shpresoj se tjerat do të vijnë më pas”, deklaroi Asllani.