Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Bild”: Asllani në listën e Bayernit

Fisnik Asllani

Gazetari i mediumi i njohur gjerman, “Bild”, Christian Falk, ka bërë të ditur se sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, është ende në listën e dëshirave të Bayernit.

“Ende ka thashetheme për Fisnik Asllanin e Hoffenheimit, i cili është gjithashtu në listën e Bayernit”, tha Falk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Asllanin ka shumë interesim edhe nga klube tjera evropiane, pas shkëlqimit me Hoffenheimin dhe me fanellën e Kosovës.

23-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në Bundesligë.

Me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.