Bayerni ka hequr dorë nga ideja e transferimit të sulmuesit të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, në verën e këtij viti.
Kishte raportime të shumta që Bayerni ishte i interesuar për Asllanin. Por revista e njohur gjermane, “Kicker”, ka raportuar se bavarezët nuk mendojnë se Asllani do t’u përshtatej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi i Kosovës dha një asistim në humbjen e Hoffenheimit 5:1 nga Bayerni fundjavën e shkuar.
Por paraqitja e mirë e Asllanit nuk ka bindur drejtuesit e gjigantit gjerman.
Asllani ka treguar paraqitje të mira këtë edicion me fanellën e Hoffenheimit, duke shënuar gjashtë gola.
23-vjeçari ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.
Ai me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.