Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skadon koha për klauzolën prej 25 milionë eurosh e Asllanit

Fisnik Asllani

Koha për klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh të sulmuesit të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, ka skaduar pas dështimit të transferimit te Leipzigu, shkruan “Sky Sport” të hënën.

“Kjo do të thotë që Hoffenhehimi ka rifituar kontrollin e plotë mbi të ardhmen e sulmuesit në çdo negociatë të mundshme. Vetëm nëse vjen një ofertë e jashtëzakonshme, drejtuesit e Hoffenheimit do ta shqyrtojnë shitjen e tij. Përndryshe, Asllani do të mbetet pjesë e skuadrës”, shkruan “Sky”.

Hoffenheimi dhe Leipzigu patën marrëveshje për 23-vjeçarin, i cili do të nënshkruante deri në vitin 2031. Në fund transferimi nuk u finalizua.

Sipas Hoffenheimit, arsye për anulim është “një shqetësim mjekësor” i paraqitur nga Leipzigu.
Edicionin e kaluar, Asllani shënoi dhjetë gola dhe asistoi nëntë herë në 33 paraqitje në Bundesligë.