Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pse dështoi kalimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu?

asllani

Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzigu dukej si marrëveshje e kryer. Leipzigu kishte informuar tashmë Hoffenheimin për planin për të aktivizuar klauzolën e lirimit prej 25 milionë eurosh, me kusht që të bëhej një ekzaminim mjekësor i suksesshëm. Por sulmuesi dështoi pikërisht në atë ekzaminim, shkruan “Bild” të shtunën.

Asllani iu nënshtrua testeve mjekësore të enjten në Salzburg. Por në vend që të udhëtonte në kampin stërvitor të Leipzigut në Saalfelden dhe të nënshkruante kontratë deri në vitin 2031, marrëveshja u anulua. Sipas Hoffenheimit, arsye për anulim është “një shqetësim mjekësor” i paraqitur nga Leipzigu.

Leipzigu dhe Hoffenheimi kundërshtojnë njëri-tjetrin, shkruan tutje mediumi i njohur gjerman. RB Leipzigu nuk pranoi të komentonte mbi arsyet e sakta kur u pyet. Te Leipzigu, sipas “Bild”, mjekët kanë drojë për mungesë afatgjatë të sulmuesit dhe se shqetësimet nuk kalohen me rehabilitim të shpejtë.

Te Hoffenheimi vlerësojnë ndryshe. Te ky klub thonë se shqetësimet e Leipzigut janë shumë të ekzagjeruara. Edicioni i kaluar e tregon këtë. Asllani luajti në 35 nga 36 ndeshjet e skuadrës në të gjitha garat.

Tani reprezentuesi i Kosovës bashkohet në stërvitje me Hoffenheimin të martën.

Edhe Si reagoi Asllani pasi i dështoi transferimi te Leipzigu? Futboll Si reagoi Asllani pasi i dështoi transferimi te Leipzigu?

Pavarësisht moshës së re, Asllani tashmë ka pasur probleme të shumta shnëdetësore. Periudhën më të vështirë e kishte prej shkurtit deri në prill të vitit 2022, kur një infeksion në gju gati ia përfundoi karrierën.

“Ishte çmenduri sepse gjuri im thjesht u ënjt brenda natës. Kjo tregoi se si gjithçka mund të ndryshojë në një çast. Sigurisht, fillova të kisha dyshime. Ndoshta thjesht nuk është e destinuar të ndodhë. Ndoshta trupi im nuk është bërë për sporte garuese, për sporte profesionale”, kishte thënë më herët Asllani për “Bild”.

Lojtari i lindur në Berlin luftoi për rikthim dhe arriti kulmin sportiv në edicionin e kaluar. Me 11 gola dhe 10 asistime, ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. 

Sipas “Bild”, Hoffenheimi kishte planifikuar shitje për arsye financiare. Por nga këndi sportiv, në klub janë të kënaqur që 24-vjeçari do të qëndrojë. 

Edhe Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu shkaku i gjendjes shëndetësore Futboll Dështon transferimi i Asllanit te Leipzigu shkaku i gjendjes shëndetësore

“Fakti që ky transferim tashmë ka dështuar është gjithçka pos lajm i keq për ne nga këndvështrimi sportiv”, ka thënë drejtori menaxhues i Hoffenheimit, Andreas Schicker.

Hoffenheimi nuk ka planifkuar shitje tjetër të detyrueshme. Është e qartë se kjo skuadër nuk do të ishte kundër interesimit nga klube të tjera, por te Hoffenheimi do të ishin të lumtur edhe nëse Asllani mbetet. Ndërkohë Leipzigu po  shqyrton opsione të tjera. Te ky klub janë të zhgënjyer që transferimi i Asllanit nuk u realizua.