Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Si reagoi Asllani pasi i dështoi transferimi te Leipzigu?

Fisnik Asllani

Transferimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu dështoi. Sulmuesi kosovar mbetet te Hoffenheimi dhe ka dhënë një mesazh të qartë, shkruan “Bild” të dielën.

Asllani postoi një fotografi në Instagram nga qendra e fitnesit. Me një buzëqeshje, ai shkroi: “Nuk mund të më ndalosh. Të premtoj”.

Sipas “Bild”, Asllani ishte më shumë se i zhgënjyer që i dështoi transferimi. Që atëherë, kosovari është pajtuar me zhvillimin dhe dëshiron ta bëjë një rikthim të fuqishëm te Hoffenheimi.

“Çuditërisht, Leipzigu dhe Hoffenheimi kanë vlerësime krejtësisht të ndryshme për gjendjen e Asllanit. Mjekët e Leipzigut thuhet se kanë shqetësime afatgjata që nuk mund të zgjidhen përmes një rehabilitimi të shpejt. Nga ana tjetër, Hoffenheimi i konsideron këto shqetësime si tepër të ekzagjeruar”, shkruan gazeta e madhe gjermane.

Edicionin e kaluar, Asllani shënoi dhjetë gola dhe asistoi nëntë herë në 33 paraqitje në Bundesligë.