Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Asllani nuk tregoi shqetësim në stërvitjen e parë

Fisnik Asllani

Siç ishte bërë e ditur, Fisnik Asllani, u rikthye te Hoffenhemi të martën në stërvitje.

Nuk kishte shenja të ndonjë kufizimi apo shqetësim siç ishte pretenduar nga Leipzigu.

“Të martën pasdite, futbollistët e Hoffenheimit vazhduan përgatitjet e tyre në qendrën e tyre stërvitore pas kampit stërvitor në Seefeld. Asllani u rikthye në skuadër. Dhe pas pretendimeve të Leipzig për shqetësime shëndetësore të përmendura si arsyeja e tërheqjes së tij, të gjithë mezi prisnin të shihnin nëse dhe si do të paraqitej 24-vjeçari në fushë. Asllani filloi menjëherë punën si zakonisht, duke mos treguar shenja kufizimesh fizike. Lojtari e përfundoi pjesën më të madhe të stërvitjes me ekipin, duke anashkaluar vetëm një ushtrim të fundit për arsye të menaxhimit të ngarkesës dhe përfundimit të një programi individual vrapimi”, shkruan “Kicker” të martën.

Hoffenheimi dhe Leipzigu patën marrëveshje për 23-vjeçarin, i cili do të nënshkruante deri në vitin 2031. Në fund transferimi nuk u finalizua.

Sipas Hoffenheimit, arsye për anulim është “një shqetësim mjekësor” i paraqitur nga Leipzigu.

Edhe Pse dështoi kalimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu? Futboll Pse dështoi kalimi i Fisnik Asllanit te Leipzigu?

Edicionin e kaluar, Asllani shënoi dhjetë gola dhe asistoi nëntë herë në 33 paraqitje në Bundesligë.

Gazeta e madhe gjermane shkruan se Asllani pritet të jetë pjesë e Hoffenheimit për ndeshjen miqësore të shtunën kundër Tottenhamit.