Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhvillime të reja për Asllanin në Gjermani

Fisnik Asllani

Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka raportuar të hënën se klubi i madh gjerman, Borussia Dortmund, nuk ka hequr dorë nga sulmuesi i Hoffenheimit dhe Kosovës, Fisnik Asllani. Por sipas “Bild”, transferimi i Asllanit varet nga e ardhmja e Serhou Guirassyt dhe Karim Adeyemit.

“Një gjë është e sigurt: nëse të dy qëndrojnë, gjasat e Asllanit do të jenë të vogla. Në garë është edhe Leipzigu”, shkruan “Bild” të hënën.

Dy klubet e interesuara për Asllanin, Dortmund e Leipzigu, do të paraqiten në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.

Asllani me Hoffenheimin ka kontratë deri në vitin 2029.