Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Openda zyrtarizohet te Leipzigu

Leipzigu ka kompletuar transferimin rekord të klubit.

Lois Openda nga skuadra franceze Lens, është transferuar te klubi i Bundesligës gjermane për 43 milionë euro.

Belgu ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin gjerman.

Transferimi më i shtrenjtë i Leipzigut deri në këtë verë ka qenë Dominik Szoboszlai në vitin 2020, kur u transferua nga Salzburgu për 36 milionë euro.

Hungarezi tani është pjesë e Liverpoolit, pasi u transferua për 70 milionë euro.

Edhe Pas Zhegrovës, Juventusi zyrtarizon Opendan Futboll Pas Zhegrovës, Juventusi zyrtarizon Opendan

Openda ka qenë prej lojtarëve më të mirë në kampionatin francez në edicionin e kaluar.

23-vjeçari pati 21 gola të shënuar e katër asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.