Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Openda, transferimi më i shtrenjtë i Leipzigut

Lois Openda mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të skuadrës së Leipzigut.

Mediat gjermane kanë shkruar të mërkurën se transferimi i sulmuesit të Lensit tashmë është realizuar.

Openda do ta zërë vendin e Christopher Nkunkut, i cili u transferua te Chelsea.

Openda pritet t’i bashkohet zyrtarisht Leipzigut për çmimin e 40 milionë eurove, plus bonuset e tjera.

Belgu vlerësohet një prej sulmuesve më të mirë në treg aktualisht.

23-vjeçari në edicionin e kaluar shënoi 21 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa pati edhe katër asistime.