Christopher Nkunku është kthyer te RB Leipzigu.
Nkunku është transferuar te Leipzigu nga Milani në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2026/27.
Leipzigu ka të drejtën e opsionit të blerjes së kartonit të Nkunkut.
“Kur dëgjova për mundësinë për t’u bashkuar me Leipzigun, menjëherë desha të thosha po. Jam shumë i lumtur që jam kthyer këtu. Jam në formë të shkëlqyer dhe dua ta ndihmoj ekipin sa më shpejt të jetë e mundur, dhe gjithashtu mezi pres të luaj përsëri para tifozëve tanë. Lidhja ime me Leipzigun është shumë e veçantë”, ka thënë sulmuesi francez për faqen zyrtare të Leipzigut.
28-vjeçari nga viti 2019 deri në vitin 2023 ka luajtur për Leipzigun.
Me klubin gjerman, Nkunku ka 70 gola dhe 56 asistime në 172 ndeshje të zhvilluara.
Nga Leipzigu u transferua te Chelsea. Në vitin 2025, qendërsulmuesi iu bashkua Milanit. Karrierë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini.