Futboll

Gruda i bashkohet RB Leipzigut

Brajan Gruda

Brajan Gruda e ka kompletuar transferimin te skuadra gjermane, RB Leipzig.

Gruda është huazuar te RB Leipzigu nga Brightoni në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26.

Gruda do të veshë fanellën me numër 10 te Leipzigu.

“Doja shumë të bashkohesha me RB Leipzigun sapo u bë e qartë se një transferim në afatin kalimtar dimëror ishte i mundur për mua. Leipzigu është një klub i nivelit të lartë në Gjermani dhe stili i lojës më përshtatet në mënyrë të përkryer. Ka pasur kontakte të rregullta midis meje dhe RB Leipzigut gjatë viteve. Kjo më jep një ndjesi të mirë dhe tregon se klubi dhe menaxhmenti besojnë tek unë dhe më duan vërtet në ekip. Kjo më bën edhe më të lumtur që jam këtu tani”, u shpreh Gruda pas nënshkrimit të kontratës.

21-vjeçari në pjesën e parë të këtij edicioni me Brightonin në të gjitha garat kontribuoi me tri gola dhe tri asistime.

Ai te Brightoni u transferua në verën e vitit 2024 nga Mainzi për 31 milionë euro. Kontrata me klubin anglez i përfundon në vitin 2028.