Brajan Gruda mund të luajë edhe në edicionin e ardhshëm për Leipzigun.
“Bild” ka bërë të ditur se Leipzigu nuk e ka në plan ta blejë kartonin e Grudës nga Brightoni. Por klubi gjerman synon t’ia vazhdoj huazimin edhe për edicionin e ardhshëm.
Brightoni është shprehur i gatshëm t’ia vazhdojë huazimin, por me detyrim blerjeje për 30 milionë euro.
Gruda me Brightonin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Leipzigu ka siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
21-vjeçari me fanellën e Leipzigut ka shënuar tri gola dhe ka asistuar tri herë në 12 ndeshje në Bundesligë.