Leipzigu i Bundesligës gjermane është në bisedime me Brightonin e Premier Leagues angleze për Brajan Grudën. Futbollisti i U21 të Gjermanisë e kaloi pjesën e dytë të kampionatit të kaluar si i huazuar te Leipzigu.
“Sky” në Gjermani ka raportuar të mërkurën se Leipzigu është duke eksploruar idenë e huazimit të radhës, tani për gjithë edicionin, me opsionin e blerjes përfundimtare të Grudës. Tjetër tentativë e Leipzigut është huazimi me detyrim blerjeje. Gruda në edicionin e kaluar me Brightonin dhe Leipzigun i pati 34 ndeshje të luajtura. I shënoi gjashtë gola dhe pati gjashtë asistime.