Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Liverpooli firmos me Szoboszlain

Liverpooli ka kompetuar angazhimin e mesfushorit hungarez Dominik Szoboszlai. Ai është transferuar te gjiganti anglez nga RB Leipzigu.

Szobolszlai është përforcimi i dytë i Liverpoolit në këtë afat kalimtar. Më herët skuadra e Juergen Kloppit angazhoi Alexis Mac Allisterin.

Szoboszlai ka luajtur në Bundesligë për dy vjet e gjysmë.

“Është ndjenjë vërtetë e mirë. Kam shijuar ditët e fundit dhe mezi pres të njoh të gjithë më mirë. Jam i lumtur dhe mezi pres të filloi”, ka thënë 22-vjeçari Szoboszlai.

Ai është zhvilluar te Red Bull Salzburgu në Austri. Me Liverpoolin Szoboslai firmoi për pesë vjet. Transferimi i tij është raportuar se i ka kushtuar Liverpoolit 70 milionë euro.