Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle synon Szoboszlain

Newcastle United po synon transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese që është pjesë e Leipzigut në Bundesligën gjermane, Dominik Szoboszlai.

Zyrtarët e klubit të Premier Leagues e kanë përcjellë hungarezin nga afër tash e dy javë.

22-vjeçari shënoi gol në fitoret kundër Werder Bremenit dhe Bayern Munichut. Ai ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2026. Szoboszlai në 44 ndeshje të edicionit të sivjetmë ka realizuar nëntë gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me 13 asistime.