Basketbollisti Lis Shoshi nuk do të jetë më pjesë e klubit të Pejës.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të hënën. Qendra kosovare karrierën do ta vazhdojë në Izrael, ku ka luajtur edhe më parë.
Me t’u larguar Shoshi, klubi pejan ka zyrtarizuar zëvendësuesin e tij. Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan, Jyles Smith.
Smith luan në pozitën e qendrës derisa karrierë ka bërë në Danimarkë, Suedi, Portugali, Bullgari dhe së fundmi në Rumani