Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Peja ndahet me Purvisin e Spicerin

Klubi i basketbollit Peja ka bërë ndryshime në skuadër pas formës së dobët në xhirot e fundit.

Drejtori sportiv, Arbër Elshani ka njoftuar përmes një postimi që Peja ka ndërprerë kontratën me Rodney Purvisin dhe Khaliq Spicerin, dy prej amerikanëve të skuadrës. Ai ka thënë se mund të ketë edhe largime tjera.

Sipas Elshanit, Purvis e Spicer nuk do të luajnë në skuadrat tjera kosovare deri në fund të këtij edicioni.

Peja të hënën u mposht nga Bashkimi dhe tashmë ka mbetur prapa Yllit e Prishtinës në tabelë.

Artikuj të ngjashëm