Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lille refuzoi të nënshkruajë me Wilsheren

Lille e ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me Jack Wilsheren.

“L’Equipe” shkruan se agjentët e ish-mesfushori të Arsenalit tentuan të bindin klubin francez, por ata kanë refuzuar.

Për Wilsheren Lille nuk ka pasur nevojë të paguajë dëmshpërblim, pasi ai është lojtar i lirë.

30-vjeçari është pa klub që nga vera e vitit të kaluar kur u nda me Bournemouthin.

Në javët e fundit ai ka stërvitur me ekipin e parë të Arsenalit.

Te klubi nga Londra e ka kaluar kohën më të mirë të karrierës, ku ka shënuar 14 gola në 198 paraqitje. Ka edhe 30 asistime me Arsenalin.

Wilshere ka edhe 32 paraqitje me Anglinë, ku ka shënuar dy gola.

Artikuj të ngjashëm