Mesfushori Ross Barkley është lojtar i lirë. Skuadra e Chelseat ka njoftuar të hënën se ka shkëputur para kohe kontratën me mesfushorin 28-vjeçar, me marrëveshje të dyanshme.
Paraqitja e fundit e Barkleyt te Chelsea, mbetet fitorja 2:1 ndaj Watfordit në xhiron e fundit të sezonit të shkuar, ndeshje në të cilin shënoi gol në minutën e 90-të. “I dëshirojmë suksese për pjesën e mbetur të karrierës së tij”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Chelseat.
Barkley ishte pjesë e Chelseat prej janarit të vitit 2018 kur iu bashkua nga Evertoni për 20 milionë euro.
Ai sezonin e shkuar ishte i huazuar te Aston Villa, ndërsa në Premier League në total ka regjistruar 232 paraqitje, ku ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 28 asistime.