Ross Barkley do të shitet gjatë kësaj vere nga skuadra e Chelseas. “The Sun” ka bërë të ditur se mesfushori është i hapur për t’u rikthyer tek Evertoni.
28-vjeçari nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel për sezonin e ri dhe i është bërë me dije se është i lirë të gjejë skuadër.
Barkley thuhet se ka pasur kontakte të vazhdueshme me krerët e klubit të Evertonit skuadër ku e nisi karrierën si futbollist.
Anglezi është i hapur të rikthehet te skuadra e fëmijërisë. Chelsea po kërkon 15 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.