Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni kërkon tre futbollistë të Chelseat

Everton dëshiron të nënshkruajë me tre futbollistë të Chelseat. Trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga krerët e klubit të synojnë transferimin e Ross Barkley, Michy Batshuayi dhe Billy Gilmour.

Të tre lojtarët mund të largohen nga londinezët, pasi nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Thomas Tuchel.

Evertoni tashmë i ka propozuar një marrëveshje skuadrës së Chelseat dhe është në pritje të një përgjigjeje.

Gjithashtu pretendohet se Everton është i interesuar për Armando Broja, por Chelsea nuk do të lëvizë nga vlerësimi i tyre prej 50 milionë funtesh.