Evertoni është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Richarlisonin e larguar gjatë këtij afati kalimtar.
“Daily Mail” ka bërë të ditur se trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të nisin negociatat me Chelsean për sulmuesin shqiptar, Armando Broja.
Broja po shihet si zëvendësues ideal për Richarilisonin në fazën e sulmit.
Sulmuesi shqiptar mund të shitet gjatë kësaj vere nga Chelsea në rast të ndonjë oferte të majme.
Lampardi thuhet se po insiston në transferimin e 20-vjeçarit që po kërkohet edhe nga skuadra të njohura evropiane.