Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lampardi e dëshiron Brojën tek Evertoni

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ri.

“The Mirror” ka bërë të ditur se në listën e dëshirave të trajnerit anglez është edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.

Lampard do të nisë bisedimet me klubin e Chelseat për t’i bindur ta lirojë lojtarin gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Trajneri anglez beson se mund të bindë krerët e klubit londinez për ta liruar Brojën dhe t’i bashkohet Evertonit këtë verë.

Broja mund të huazohet te Evertoni me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Lampard është trajneri që i dha Brojës debutimin me Chelsean.

Artikuj të ngjashëm