Armando Broja, pritet të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere.
Për sulmuesin shqiptar, interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.
Së fundmi sipas mediave angleze, në garë për Brojën ka hyrë edhe Evertoni.
Drejtuesit e klubit anglez po e shohin 20-vjeçarin si zëvendësues të Richarlisonit.
Evertoni thuhet se do t’i nisë bisedimet me londinezët, dhe janë gati t’i ofrojnë 40 milionë euro.
Për Brojën interesim ka shprehur edhe West Hami.
Artikuj të ngjashëm