Skuadra e Evertonit ka kontaktuar edhe zyrtarisht Chelsean për mesfushorin Ross Barkley.
Mediumet angleze kanë shkruar të martën se Evertoni po e kërkon huazimin e Barkleyt në janar me detyrim të blerjes së kartoni të tij në fund të sezonit.
Barkley këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël te Chelsea dhe pritet të largohet nga ekipi londinez gjatë muajit të ardhshëm. Te Evertoni, ai po shihet si përforcim i duhur për mesfushën nga trajneri Rafael Benitez. 28-vjeçar këtë sezon ka 11 paraqitje për Chelsean, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023. Sezonin e shkuar, Barkley ishte i huazuar te Aston Villa. Ai te Chelsea u pat transferuar në vitin 2018 nga Evertoni.
Artikuj të ngjashëm