Richarlison është gati të largohet nga Evertoni, raporton “Football Insider”.
Braziliani i ka thënë agjentit të tij që t’i gjejë një klub të ri këtë verë dhe ka zhvilluar bisedime me Evertonin për të ardhmen e tij.
Forma e dobët që po kalon këtë edicion Evertoni ka bërë që lojtari të kërkojë të largohet nga klubi.
Për shërbimet e brazilianit interesim të vazhdueshëm kanë shprehur Arsenali dhe Manchester Unitedi.
Evertoni për ta liruar 24-vjeçarin po kërkon mbi 50 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm