Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Richarlisoni dëshiron t'i bashkohet Tottenhamit

Richarlison do të largohet nga Evertoni gjatë kësaj vere. Sulmuesi u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk do të mbetet në skuadër për edicionin e ri.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se braziliani është në negociatat të avancuara me Tottenhamin.

Madje Richarlison ka lajmëruar drejtuesit e Evertonit se ka arritur marrëveshje personale me Tottenhamin.

Braziliani është i vendosur t’i bashkohet londinezëve gjatë afatit kalimtar të verës.

Tottenhami tani do t’i nisë negociatat me Evertonin, që po kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.