Richarlison do të largohet nga Evertoni por do të mbetet në Premier League.
“Daily Mail” ka bërë të ditur se braziliani u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.
Por 25-vjeçari pritet që karrierën ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez.
Për shërbimet e sulmuesit në garë janë Tottenhami dhe Chelsea.
Klubi i Evertonit ka bërë të ditur se për ta liruar lojtarin kërkon të paktën 60 milionë euro dëmshpërblim.
Artikuj të ngjashëm