Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Richarlison kërkon largimin nga Evertoni

Sulmuesi Richarlison dëshiron të largohet nga Evertoni për ta vazhduar karrierën te Real Madridi, Chelsea ose Paris Saint-Germaini, raporton “Marca”. Gazeta spanjolle njofton se për brazilianin është i interesuar edhe Arsenali. Për 25-vjeçarin raportohet se Evertoni kërkon 76 milionë euro.

Richarlison ishte kyç tek Evertoni, që siguroi mbijetesën në Premier League. Ai shënoi gjashtë gola në nëntë ndeshjet e fundit. Në total sezonin 2021/2022 në Premier League e mbylli me dhjetë gola dhe pesë asistime. Ai iu bashkua Evertonit nga Watfordi në verën e vitit 2018. Që nga ajo kohë, Richarlisoni ka shënuar 53 gola dhe ka asistuar 14 herë.

Ai ka luajtur 36 ndeshje me Brazilin duke shënuar 14 gola.

Artikuj të ngjashëm