Evertoni është shprehur i gatshëm të shesë sulmuesin Richarlison për 50 milionë euro, raportoi të hënën “Football Insider”.
Interesim për sulmuesin brazilian më herët kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Arsenali.
Tek Evertoni janë pajtuar ta shesin futbollistin 24-vjeçar. Me klubin anglez, sulmuesi i Brazilit ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Skuadrës së Evertonit iu bashkua në verën e vitit 2018. Sezonin aktual në 29 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë.